Kush e ka fajin për moszbatimin e marrëveshjeve të Bruskselit? (Video)

Me 10 janar ishte planifikuar që Gjykata e Prokuroria Themelore e Mitrovicës të ishin tërësisht funksionale, por kanë kaluar gati 8 muaj e kjo punë nuk është përfunduar.

Bota

25/07/2017 21:46

Bile as dekretimi i prokurorëve  dhe gjyqtarëve, dy herë radhazi nuk është bërë nga presidenti.

Për këtë Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është ankuar në Bruksel se Serbia ka bllokuar këtë marrëveshje.

Sipas saj, pala serbe nuk ka ndërprerë pagat për gjyqtarët dhe prokurorët serb.

Ndërkohë një pjesëmarrës në negociatat e Brukselit për drejtësi, tani po thotë se këto vonesa i kushtojnë më së shumti Kosovës.

Dialogu Kosovë – Serbi, pati filluar në vitin 2011, dhe që nga ajo kohë ka pasur akuza e kundër –akuza të shumta mes dy vendeve për bllokim dhe mos zbatim të marrëveshjeve.

YouTube player