Kush duhet të shpallet fajtor? Shihni këtë aksident të tmerrshëm dhe vlerësojeni ju! (Video)

Shpeshherë vozitësit ballafaqohen në një situatë kur në semaforin para tyre shfaqet drita e verdhë dhe ata janë duke lëvizur në tentim për të kaluar udhëkryqin.

Auto & Tek

02/06/2017 00:15

Në rrethana të tilla, përcjell Telegrafi, shpeshherë duhet të jemi të kujdesshëm, sepse në të tilla raste mund të ballafaqohemi në rreziqe nga të cilat mund të pësojmë sikurse ky vozitës (me gjasë) në Rusi, përcjell Telegrafi.

Bëhet fjalë për një situatë kur ai edhe pse në semafor shfaqet drita e verdhë, vazhdon rrugëtimin përmes udhëkryqit, duke u përplasur për një autobus.

Pyetja që shtrohet në këtë rast – pasi që thuhet se nuk kishte ndonjë të lënduar rëndë – është se kush duhet të shpallet fajtor në këtë rast?

YouTube player