Kush duhet ta blejë një iPhone 6S ose 6S Plus?

Apple lansoi dy iPhone të rinj, dhe nëse jeni duke menduar ta porosisni një të tillë është mirë që të mësoni më shumë për ta.

Auto & Tek

11/09/2015 15:30

Pyetja e cila ne dëshirojmë ta bëjmë dhe t’i përgjigjemi është ‘Kush duhet në fakt ta blejë njërin nga këta iPhone?’. Mësojeni më poshtë!

Nëse keni një iPhone 5 ose më të vjetër
1
Po, do të ishte koha e duhur për ta ndërruar celularin. iPhone 6S është shumë më i fuqishëm dhe shumë më i shpejtë, dhe tani iOS 9 punon në mënyrë të përsosur me të.

Nëse keni një iPhone 5S
2
Vetëm nëse dëshironi një kamerë më të mirë, përndryshe celulari juaj është i mirë. Kamera prej 12MGP në iPhone 6S është padyshim më e mirë se ajo prej 8MGP në celularin tuaj. Ndryshe, nëse dëshironi ekran më të madh, ju mund ta merrni iPhone 6S i cili ka të njëjtën kamerë, transmeton Lajmi.net.

Në anën tjetër, nëse nuk dëshironi kamerë më të mirë, atëherë është mirë të prisni për iPhone 7. Veçoria 3D Touch në iPhone 6S dhe 6S Plus nuk është një veçori aq e bukur e cila iu bën ta blini atë për këtë.

Nëse keni një iPhone 6 ose 6 Plus
3
Me të vërtetë jo! Nuk keni nevojë ta blini modelin e ri të iPhone, më mirë prisni deri vitin tjetër.