Kush do të jetë titullar: Casillas apo Navas?

Real Madridi e transferoi portierin Keylor Navas nga Levante, duke hequr dorë nga Diego Lopez. Por, kush do të jetë titullar në ekipin e Carlo Ancelottit sezonin tjetër, Navas apo Iker Casillas?

Sport

16/07/2014 10:54

Reali e ka angazhuar portierin nga Kosta Rika, Keylor Navas, për të cilin shpenzoi 10 milionë euro, të cilat i përfitoi Levante.

Me këtë rast, automatikisht Diego Lopez do të largohet nga Santiago Bernabeu. Por, cili do të jetë portieri titullar i Los Blancos sezonin tjetër, Keylor Navas apo Iker Casillas?

Në një sondazh, i cili është duke u zhvilluar nga e përditshmja spanjolle Marca, në versionin e saj online, është duke prirë portieri që bëri sensacion me 4.403 vota, respektivisht 71,5% karshi legjendës spanjolle, i cili ishte zhgënjim në Botëror.

Për momentin, Casillas ka marrë 1.756 vota, përkatësisht 28,5%. Votimet vazhdojnë. Por, dihet se fjalën e fundit e jep trajneri Carlo Ancelotti.