Kusari-Lila vrapon nga Gjakova deri në Pejë

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusar-Lila, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar vrapimin nga qendra e qytetit në Gjakovë drejt qytetit të Pejës, deri tek hotel “Dukagjini”.

Lajme

27/12/2015 07:55

Kusari-Lila saktësisht mëton të vrapojë sot 35 kilometra.

E para e Gjakovës këtë vrapim do ta bëj së bashku me 12 entuziastët e vrapit të grupit “Gërmia 555”, i cili grup ka organizuar këtë aktivitet sportiv me kauzën për rrugë të sigurta dhe të qeta në Kosovë.

Sipas njoftimit për mediat, vrapimi fillon në ora 05:55 të mëngjesit. /kp