Kusari – Lila tregon se ku u ndanë rrugët e Alternativës me LDK-në

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se eksperiencat e së kaluarës kishin ndikim të madh që LDK-ja të dyshonte në koalicionin me Vetëvendosjen.

Lajme

13/09/2018 23:57

Ajo në RTV Dukagjini ka thënë se Alternativën me LDK-në e ndajnë disa pika.

“Ne ndahemi me LDK-në në rrugën ku ajo thotë se duhet defunksionalizuar Kuvendi i Kosovës, si organi më i lartë legjislativ në vend. Ku ka të bëjë me fondin e IPA-s, votimi i projektit Erassmus, ligjet e domosdoshme për një jetë më të mirë në Kosovë, bashkimi për ndalimin e Hashim Thaçit në Bruksel, kalimi i platformës për dialog dhe miratimi i delegacionit. Nuk mundemi ne për çdo temë të lëshojmë Kuvendin”, tha Kusari-Lila.
E para e Alternativës ka thënë se letra e opozitës ishte e formuluar nga të gjitha subjektet opozitare, madje 2/3 e përmbajtjes ishte e PSD-së.

“Letra për Mogherinin është bërë me kontributin e të gjithëve, dhe 2/3 e asaj letre janë rekomandim i PSD-së”, tha ajo.

Kusari-Lila ka thënë se përplasjet në LDK mund të përbëjnë problem.

“Problemi që z.Haziri sot shkakton në vazhdimësi në partinë e vet, mundet me pas ndikim në grupin parlamentar që ne nuk i dimë deri në çfarë mase mundet me shku. Ai ka mendime komplet të kundërta, dhe rastis që mendimet e tija mund të jenë komplet të njëjta me ato të z.Thaçi”, deklaroi ajo.