Kusari Lila thotë se nuk do ta votojnë Platformën e Qeverisë për dialogun

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e subjektit Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj e ka marrë vulën në Beograd.

Lajme

20/04/2018 07:40

Në televizionin publik ajo ka thënë se nuk do të votohet platforma e Qeverisë për dialog me Serbinë.

“Rreziku më i madh i kësaj Qeverie është se e ka marrë vulën në Beograd. Është pritur pesë orë që të vijnë deputetët e Listës Serbe për t’ia dhënë votën Haradinajt. Serbia e mbanë karrigen e Qeverisë Haradinaj. Kjo qeveri me 50 deputetë me vulë në Beograd synon të krijojë legjitimitet për dialog me Serbinë”, ka thënë ajo.