Kusari-Lila: Nuk jam optimiste që demarkacioni do të kalojë sot

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari- Lila para fillimit të seancës së jashtëzakonshme për demarkacionin ka thënë se do të votojnë pro demarkacionit.

Lajme

22/02/2018 11:41

“Qëndrimi i Alternatives është i ditur do të votojmë demarkacionin, përderisa kemi shprehur edhe kundërshtimet tona, jemi të vetëdijshëm ligji që është në votim, raporti nuk mund të jetë pjesë e projektligjit dhe nuk mund të jetë aty për tu votuar, ai raport nuk ka fund zgjidhje”, ka thënë ajo, raporton lajmi.net.

Kusari-Lila ka thënë se raporti i Bulliqit nuk mund të jetë pjesë e marrëveshjes, tek ka thënë se nuk është optimiste për kalimin e demarkacionit.

“Përderisa deklaratat e dy presidentëve merren si detyrime ligjore, jemi bashkërisht dhe kemi të njëjtin mendim me përfshirjen e raportit të Bulliqit, personalisht nuk jam optimiste që do të kalojë demarkacioni, është një proces që është zgjedh si kauzë për të rrëzuar qeveri, të mos kemi një konsensus të partive shqiptare është shumë e rëndë”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/