Kusari-Lila: LDK-ja s’mund të na mësojë, ajo e bëri Thaçin president

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ia ka dhënë një goditje ish-bashkëpunëtorëve të saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Lajme

14/11/2018 23:49

Kusari-Lila ka thënë në televizionin T7 se LDK’ja, parti me të cilën Alternativa ishte në koalicion deri vonë, nuk mund t’i mbajë ligjërata partive të tjera në opozitë, se si duhet të veprojnë.

“LDK’ja nuk mund të na mësojë”, ka thënë Kusari-Lila, teksa ka folur për insistimin e LDK’së për të shkuar në zgjedhje e për të rrëzuar qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Sipas Kusari-Lilës, LDK’ja s’ka kredibilitet as t’i tregojë askujt se çfarë qasjeje duhet të mbajë kundër presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

“LDK’ja e ka bërë Thaçin president”, ka kujtuar Kusari-Lila.