Kusari-Lila: Jam pro modelit të Maqedonisë, kundër Qeverisë gjithëpërfshirëse

Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk beson që koalicioni PAN do të arrijë ta formojë Qeverinë. Nëse ndodhë kështu, atëherë sipas saj, gjithçka është në dorë të presidentit Hashim Thaçi i cili ka bazë kushtetuese për t’ia dhënë mandatin koalicionit të dytë.

Lajme

26/07/2017 22:03

Ajo ka thënë se edhe nëse koalicioni LAA, pra, LDK dhe AKR’ja do të lëvizin nga qëndrimet e tyre kundër votës për PDK, respektivisht PAN’in, partia e saj nuk do të lëkundet nga këto qëndrime.

Ndër tjerash ajo ka kundërshtuar idenë e qeverisë gjithëpërfshirëse për Kosovën, mirëpo ka mbështetur modelin e Maqedonisë.

YouTube player