Kusari: AKR, Alternativa nuk ka qëllim pozicionimin e njerëzve

Presidentja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari – Lila, që tashmë është pjesë e një koalicioni me AKR-në, ka thënë se ribashkimi me Behgjet Pacollin, nuk do të thotë pozicionim të njerëzve por prezantim të ideve për të ardhmen e vendit.

Lajme

28/05/2017 21:13

Në Magazinën Zgjedhore në Klan Kosova, Kusari-Lila shtoi se koalicioni AKR – Alternativa, ka një qëllim më të madh se sa pozitat që bartin këto subjekte partiake.

”Secili që jemi në listë ka një qëllim më të madh se vetvetja”.

”Kjo tejkalon secilën histori të mëhershme. Ky është koalicioni fitores e do të fitojmë me këtë koalicion”.

”Unë udhëheq partinë Alternativa, jam për të prezantuar një ide dhe një projekt të perbashkët zhvillimor. Si komunë e Gjakovës kemi pasur disa probleme si e gjithë Kosova.  Koalicioni ynë nuk ka të bëjë me pozicionimin e njerëzve por me prezantimin e ideve”.