Kurzawa në histori të Ligës së Kampionëve

Layvin Kurzawa realizoi het-trik në fitoren e Paris Saint-Germain ndaj Anderlechtit me rezultat 5:0.

Sport

01/11/2017 07:06

Layvin Kurzawa ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve.

Ylli i Paris Saint-Germain u bë mbrojtësi i parë që realizoi het-trik në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Kurzawa shënoi tre gola në fitoren e thellë ndaj Anderlechtit me rezultat 5:0, përcjell “lajmi.net”.

E veçanta është se të tre golat ai i shënoi gjatë pjesës së dytë të takimit në Parc des Princes. /Lajmi.net/