Kurz: Qeveria e re austriake do të ruajë qasjen pro-evropiane

Lideri i Partisë Popullore austriake, Sebastian Kurc ka siguruar se qeveria e re e vendit do të ketë një qasje pro-Europës. Sipas Kurc, kjo qeveri mund të formohet përpara Krishtlindjeve, teksa bisedimet për koalicion janë në rrugën e duhur.

Bota

15/12/2017 18:58

Kurz deklaroi se bisedimet për koalicion me partnerët potencialë të Partisë së Lirisë kanë përparuar. “Është e rëndësishme për presidentin dhe për mua gjithashtu që qeveria e re të ketë një orientim pro-europian. Nga këndvështrimi im, kjo është siguruar,” u shpreh Kurz për gazetarët pas një takimi me presidentin Alexander Van der Bellen.

31-vjeçari Sebastian Kurz, i cili do të kthehet në liderin më të ri politik të Europës, shprehu optimizmin se qeveria e re austriake do të krijohet përpara Krishtlindjeve. Fitorja e shënuar nga partia e qendrës së djathtë të Kurz dhe ekstremistëve të djathtë të Partisë së Lirisë në zgjedhjet austriake, alarmoi Europën. Liderë të bllokut europian shprehën shqetësimet për qasjet euroskeptike dhe anti-islam të Partisë së Lirisë të udhëhequr nga Heinz-Christian Strache.