Kurz: Maqedonia tani ka mundësi për anëtarësim në BE – Lajmi.net
Kurz: Maqedonia tani ka mundësi për anëtarësim në BE
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 17:51, 13 June 2018
Maqedonia ka mundësi të kyçet në BE, pasi që dje Shkupi dhe Athina arriten marrëveshje për çështjen e emrit të Maqedonisë, deklaroi sot në Berlin kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Kurz theksoi se shihet perspektivë e qartë për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Maqedoninë si anëtare e BE-së.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin gjerman për Punë të Brendshme, Jorst Seehofer, Kurz shtoi se Vjena uron Shkupin dhe Athinën për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe shpreson se ky hap do të kontribuojë në afrimin e mëtejmë mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së./Telegrafi/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO