Kurz kërkon më shumë bashkëpunim në BE për çështjet madhore

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, bëri thirrje sot për më shumë bashkëpunim mes vendeve të Bashkimit Europian mbi çështjet madhore si siguria dhe politika e mbrojtjes.

Bota

18/02/2018 20:53

”Bashkimi Europian duhet të marrë në konsideratë çdo qëndrim të ndryshëm ligjor të vendeve anëtare. Austria është e përgatitur që të bëjë pjesën e saj”, deklaroi Kurz.

”Në kërkojmë që ideja origjinale e unionit ‘të bashkuar në diversitet’ të mos shndërrohet në moton e re ‘të ndarë në barazi”, theksoi kancelari austriak, përcjell Atsh.

”Vlerat bazë të Europës nuk duhet të jenë të negociueshme”, shtoi ai.