Kurz: Hiqini dorë nga dhuna e cila nuk është zgjidhje

Kryediplomati austriak foli edhe për bisedimet Kosovë- Serbi. “Vendimtare për ne është se ajo që jeni marr vesh me Beogradin të zbatohet, është shumë e rëndëdsishme për rajonin dhe është bazë për vazhdim të mëtejshëm”, tha Kurz, raporton lajmi.net.

Lajme

11/02/2016 20:19

Ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, priti në takim, ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz. Kryediplomati austriak tha se e përkrah politikën e Kosovës, mirëpo ai nga Prishtina bëri apel që të ndalet dhuna e ushtruar nga opozita.

“E dimë që jeni në një pozitë të vështirë, i kemi parë dritaret e thyera të ndërtesës së Qeverisë, e dua të them këtu shumë qartë e t’i bëj apel të gjithëve që të heqin dorë nga dhuna e të përcaktohen për dialog demorkatik, se dhuna nuk është zgjidhje e duhet të dënohet e opozita duhet në një mënyrë demokratike të punojë me Qeverinë”.

Kurz deklaroi se  duhet vazhduar  negociatat me Beogradin  pasi i cilësoi si shumë të rëndësishme për stabilitetin e rajonit, raporton lajmi.net.

“Vendimtare për ne është se ajo që jeni marr vesh me Beogradin të zbatohet, është shumë e rëndëdsishme për rajonin dhe është bazë për vazhdim të mëtejshëm”, tha Kurz.

Duke folur edhe për fluksin e refugjatëve për në vendin e tij si dhe për vendet e tjera evropiane, Kurz përmendi edhe fluksin e kosovarëve të cilët i’a mësyen këtyre vendeve në fillim të vitit të kaluar.

“Ne në Austri kemi pranuar një numër tavan të refugjatëve dhe kemi thënë se është e domosdoshme të caktohet numri, kështu që është i mirë bashkëpunimi me vendet e rajonit që të kufizohet numri i refugjatëve”, tha ai, i cili megjithatë falendëroi  Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin për t’i kthyer kosovarët që migruan ilegalisht prapë në Kosovë, raporton lajmi.net.

“Dua ta falendërojë edhe Qeverinë se në fillim të vitit 2015 shumë njerëz nga Kosova kanë ardh në Austri dhe Gjermani e ne bashkarisht kemi arritur që këta njerëz shumë shpejt të kthehen, e dua të them qartë se nuk ka shanca për emigrim illegal në Austri e në vende të tjera të Evropës, e kush tenton që të ik nga Kosova duhet të llogritë që do të kthehet shpejt”, tha kryediplomati austriak, i cili pas Kosovës, do të vizitojë edhe Maqedoninë, në turin e  vizitave në vendet e Ballkanit./lajmi.net