Kurtin s’e ndal dot grupi i Molliqajt, nesër prezanton platformën për kryetar të Vetëvendosjes

Kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të shtunën do të bëjë prezantimin e platformës së tij.

Lajme

12/01/2018 14:34

Këtë ai sipas njoftimit të Vetëvendosjes do të bëjë në ‘Sallën e Kuqe’ në Prishtinë nga ora 15:00.

“Kandidati për kryetar të Lëvizjes, Albin Kurti nesër ora 15:00 prezanton platformën e tij. Prezantimi do të bëhet në “Sallën e Kuqe”, tek Pallati i Rinisë në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet për kryetar të VV-së, do të mbahen më 21 janar, në të cilën Vetëvendosje hyn e përçarë pas disa dorëheqjeve që kanë dhënë disa nga anëtarët e kryesisë së kësaj partie, ndaj mospajtimeve që kanë me Kurtin./Lajmi.net/