Kurti: Vetëvendosje, partia më e madhe, i takon formimi i Qeverisë – Lajmi.net
Kurti: Vetëvendosje, partia më e madhe, i takon formimi i Qeverisë
Autori: Lajmi.net LajmePolitikëZgjedhjet 2017 16:35, 15 June 2017
Nuk ka kuptim të formohet Qeveria duke u varur nga Lista Serbe dhe ne jemi të bindur që një Qeveri e varur nga Lista Serbe do t’i kishte dy kryeqytete, edhe Prishtinën edhe Beogradin.

Kështu ka deklaruar në një një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti.

Sipas tij, koalicioni PDK, AAK dhe Nisma do të dështojnë në përpjekjen e parë për formimin e Qeverisë, kështu që Vetëvendosje do ta formojë Qeverinë në rastin e dytë.

“T’i kemi 61 numra, ne deputetët shqiptarë dhe më pas pakicat jo serbe. Por, kurrsesi të jetë Qeveria e varur prej tyre”, tha ai.

“Lëvizja Vetëvendosje nga këto zgjedhje shënoi një rezultat të jashtëzakonshëm dhe kësisoj u shndërruam në partinë e parë politike në vend. Ne jemi partia më e madhe në Kosovë dhe besojmë se kjo shpresë e madhe e qytetarëve, pas kthimit të guximit tek ata që të votojnë për ndryshime që i duam të gjithë, duhet të rezultojë jo vetëm me një Kuvend të ri, por edhe me një Qeveri të re”.

“Nuk mund të ketë Qeveri të re nga regjimi i vjetër. Prandaj, ne jemi të bindur që i takon Lëvizjes Vetëvendosje që ta formojë Qeverinë e re dhe këtë do ta bëjmë duke u takuar dhe duke biseduar, në radhë të parë me partitë e koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, por edhe deputetë individual, të cilët janë nga koalicioni PAN” ka deklaruar ai.

Fjalët kyçe: Albin Kurti, vetevendosje

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Urban Basketball
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Berry Rush