Kurti: Vetëvendosje është rritur për 120 për qind, nuk do të hakmerremi ndaj askujt (Video)

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti iu ka drejtuar me një fjal rasti simpatizantëve në sheshin ‘Zahir Pajaziti’.

Lajme

12/06/2017 00:27

“Urime kjo festë e demokracisë, kjo festë e mirë e njerëzve të këtij vendi. I falënderoj të gjithë qytetarët dhe vullnteratët të cilët kanë punuar në mënyrë që qytetarët ta shprehin vullnetin për ndryshime dhe ta kurorëzojmë me këtë fitore që po e festojmë sonte. Ka fituar guximi mbi frikën, shpresa mbi dëshpërimin, dhe dashuria mbi indiferencën. Me zemër na presin edhe fitore të reja në të ardhmën”, ka thënë Kurti, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se të dy koalicionet janë tkurrur, ndërsa VV është më e madhja në Kosovë pasi është rritur më shumë së dyfish në këto zgjedhje.

“Është rritur për 120 për qind. Ndryshimi dhe fitorja në Kosovë e kanë një emër ajo është Vetëvendosje”./Lajmi.net/