Kurti: Urime Dita e Pavarësisë së Kosovës – nuk është bërë sa është dashur

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar qytetarët në 11 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Lajme

17/02/2019 13:57

Ai ka thënë se deri tani nuk është bërë as çka është dashur e as çka ka qenë e mundur.

“Urime Dita e Pavarësisë së Kosovës! Shpallja e 17 shkurtit 2008 është vulosur më 22 korrik 2010 me Opinionin e GjND-së”.

“Ndërkohë, nuk është bërë as çka është dashur e as çka ka qenë e mundur. Siç e dimë, Mitrovica mbetet e ndarë, koncesionet e Planit të Ahtisaarit janë ende aty, gjersa papunësia e qytetarëve dhe korrupsioni i pushtetarëve janë shtuar porsi ditët”.

“Mirëpo, gëzuar sot! Duke kujtuar ata që sakrifikuan dhe duke dëshiruar atë që na takon”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të opozitarit Kurti në Facebook.