Kurti tregon etapat përgatitore dhe debatet që duhet zhvillohen para dialogut me Serbinë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka treguar katër etapa përgatitore që janë të domosdoshme në Kosovë para çdo dialogu të ri.

Lajme

09/07/2018 15:34

Po ashtu ai ka propozuar edhe tri debate që sipas tij duhet të zhvillohen.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Përpara çfarëdo dialogu të ri me Serbinë, katër etapa përgatitore janë të domosdoshme në Kosovë:

1) Shqyrtim dhe vlerësim i dialogut 2011-2017 dhe i rezultateve të tij;

2) Synimet e Kosovës dhe kërkesat tona ndaj Serbisë;

3) Parimet dhe kushtet e dialogut të ri;

4) Ekipi ynë negociator me strategji dhe udhëheqës.

Dhe, tri lloj debatesh duhen bërë:

1) Në Kuvendin e Republikës së Kosovës;

2) Në shoqërinë kosovare me shoqatat e familjeve të të pagjeturve, pakicat, UP-në e AShAK-un, me ekspertët e ekonomisë etj.;

3) Me BE-në si ndërmjetësuese.