Kurti tregon domethënien e grushtit

Në protestën e 28 nëntorit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti teksa fliste para protestuesve, u pa se mblidhte gishtërinjtë në formë të grushtit.

Lajme

23/02/2016 23:10

Kjo gjë nuk mbet pa u rënë në sy qytetarëve dhe medieve por askush nuk e dinte kuptimin e vërtetë të këtij gjesti, raporton lajmi.net.

Por një gjest të tillë e pamë që e bëri edhe sekretari i përgjithshëm i kësaj lëvizjes, Dardan Molliqaj në protestën e fundit anti-qeveritare.

Sot, Kurti e ka komentuar domethënien e këtij gjesti.

“Simbolika e grushtit është bashkimi. Se kur gishtat bëhen bashkë formojnë grushtin. Kjo është, nuk ka kuptim tjetër”, tha Kurti në emisionin Click në Tv21./lajmi.net

Dardan Molliqaj