Kurti takon një delegacion amerikan, flet për proceset pas zgjedhore

Gjatë ditës së sotme, i nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, në selinë qendrore të Lëvizjes në Prishtinë, priti delegacionin ndërkombëtar të organizimit të lutjeve të mëngjesit.

Lajme

18/07/2017 19:57

Delegacioni ndërkombëtar i organizimit të lutjeve të mëngjesit është i përbërë nga Lars Rise, Anthony Cordle, Jennifer Lu dhe Iris Lu.

“Këta po qëndrojnë për një vizitë në Kosovë për të mësuar më shumë mbi zhvillimet politike dhe gjendjen socio-kulturore te ne”, ka shkruar Kurti.

Kurti i ka njoftuar për programin, aktivitetet dhe organizimin e Vetëvendosjes, për suksesin në zgjedhjet e fundit dhe sfidat në të ardhmen për Kosovën duke theksuar ato për formimin e qeverisë së re në legjislaturën e gjashtë.

Ata e uruan Kurtin për rezultatin në zgjedhje dhe i dëshiruan atij suksese të reja në vijim.

Të dy palët potencuan rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë midis politikanëve të kombeve, bindjeve e rajoneve të ndryshme dhe u zotuan për bashkëpunim e takime të tjera në të ardhmen.