Kurti takohet me ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi, kanë zhvilluar një takim me ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi.

Lajme

14/07/2018 11:31

Në këtë takim, sic njofton Vetëvendosje, është diskutua për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe në Itali si dhe për politikat e BE-së për Kosovën dhe rajonin.

“Nuk mund të ketë demokraci pa llogaridhënie, dhe nuk mund të ketë llogaridhënie pa raporte”, ka thënë Kurti në takim , pos tjerash.

Ai në takim ka folur edhe për dialogun me Serbinë.

Ka thënë se “nuk mund të lejohet të drejtohet nga një person i delegjitimuar si presidenti Hashim Thaçi, i cili e ka shfrytëzuar dialogun për interesa personale në dëm të Kosovës”. /Lajmi,net/