Kurti si prokuror i shtron pyetje Brovinës për dëmin nga lotsjellësi

Albin Kurti i shtroi pyetje Flora Brovinës, pasi deputetja e PDK-së tregoi se u dëmtua nga lotsjellësi.

Lajme

01/12/2017 12:09

Albin Kurti i shtroi shumë pyetje Flora Brovinës, pasi e dëmtuara e procesit gjyqësor kundër katër deputetëve të VV-së tha se iu përkeqësua shëndeti nga hedhja e lotsjellësit në Kuvend.

Kurti duke shprehur keqardhje që Brovina ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK më 8 tetor 2015, e pyeti Brovinës nëse ai kishte atë ditë maskë mbrojtëse nga lotsjellësi në fytyrë.

Brovina u përgjigj me “jo”.

Kurti më pas e pyeti Brovinën se a ka kërkuar ndonjëherë tjetër ndihmë në QKUK në seancat tjera ku ka marrë pjesë e ka pasur aktivizim të gazit lotsjellës.

Edhe kësaj pyetje Brovina iu përgjigj me “jo”.

Kurti më pas i tha Brovinës se a mos përkeqësimi i gjendjes ishte proces, e jo akt.

“Çdo përkeqësim i ajrit ku ajri është i ndotur, ka mjegull ose diçka tjetër, më përkeqësohet gjendja dhe e mbaj këtë mjet”, tha Brovina.

Brovina tha se sa herë është hedhur lotsjellës ka kërkuar të gjejë një hapësirë të lirë nga ky gaz për të qëndruar aty.

Kurti më tutje duke u ndërlidhur me atë që u tha në seancë se lotsjellësi ka penguar fjalën e deputetëve, pyeti Brovinën nëse kjo fjalë është penguar edhe nga nënshkrimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe në Bruksel.

“Të gjithë kemi qenë të privuar, por Kuvendi është vendi ku duhet të bëhet diskutimi”, tha Brovina.

Ajo pastaj u pyet se çfarë qëndrimi kishte për asociacionin.

“Gjykata Kushtetuese e ka dhane mendimin e vet dhe skam çka të deklaroj më tej”, tha Brovina.

Kurti i shtroi pyetje Brovinës edhe për demarkacionin, por gjykata nuk e lejoi Brovinën të përgjigjet.

Brovina në fund konstatoi se lotsjellësi është përdorur për të pamundësuar mbajtjen e seancave, e jo kundër ndonjë subjekti të caktuar.

Ajo deklaroi se i vjen që të akuzuar janë kolegë të saj.

“Më vjen shumë keq që mbahet kjo seancë për shkaqe politike dhe ndodhen këtu kolege të mijë deputete e kolege të mija deputete nana”, tha Brovina.