Kurti: Qeveria nuk po mundëson hetim të pavarur ndërkombëtar në rastin Dehari /LIVE

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë një konference është ankuar për neglizhencën e qeverisë në lidhje me rastin e vdekjes së dyshimtë të aktivistit të kësaj partie, Astrit Dehari.

Lajme

06/02/2018 11:40

Kurti ka thënë se Qeveria nuk po e lejon dhe nuk po mundëson hetim të pavarur ndërkombëtar.

“Qeveria nuk lejon dhe nuk mundëson hetim të pavarur ndërkombëtar. Me datën 5 nëntor u shënua 1 vjetori i vrasjes së Deharit në burg,  të nesërmen Ramush Haradinaj pati pranuar në një takim zyrtarë prindërit e Deharit me ç’rast e kanë pranuar kërkesën e familjes Dehari për hetim ndërkombëtar. Premtimi i qeverisë dhe kryeministrit nuk ka asnjë zhvillim qe 3 muaj”, ka thënë Kurti, raporton lajmi.net.

Sipas tij, është thënë se leja për hetim është dhënë por ende nuk ka asnjë rezultat.

“Tre muaj janë tepër shumë dhe aq më tepër se nuk ka asnjë lëvizje nga kjo qeveri e cila nuk po e lejon nisjen e hetimit të pavarur ndërkombëtar siç është zotuar vet. Vetëvendosje do të bëj trysni do të fillojmë më një interpelancë me kryeministrin Haradinaj lidhur me hetimin e pavarur dhe ndërkombëtar në lidhje me vrasjen e Astrit Dehari”, ka përfunduar Kurti./Lajmi.net/