Kurti përfundon vizitën në SHBA

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka përfunduar vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me takimin e fundit që ka zhvilluar me kongresmenin demokrat James McGovern. 

Lajme

06/05/2014 12:57

Kurti bashkë me deputetin e Kuvendit të Kosovës dhe kryetarin e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, Florin Krasniqi, u takuan në Uashington DC me kongresmenin McGovern, ku e falënderuan këtë të fundit për interesimin e tij të vazhdueshëm për Kosovën dhe shqiptarët. 

Në këtë takim thuhet se u trajtuan shumë çështje, me ç\’rast u diskutua për zhvillimet politike dhe institucionale në Kosovë, për gjendjen e rëndë socio-ekonomike në të cilën ndodhen shumica e popullsisë në Kosovë, për situatën në rajonin e Ballkanit si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. 

Kurti qëndroi në ShBA me rastin e ligjëratës në Carnegie Endoëment dhe me ftesën e Emerging Democracy Institute. 

Ai zhvilloi takime edhe me mërgatën shqiptare në SHBA, prej pjesëmarrjes në mbrëmjen speciale në New York kushtuar shqiptarëve shumë të suksesshëm në ShBA e deri te takimi me ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku të UÇK-së.