Kurti: Nëse bëhem kryeministër do t’i hapë 160 çerdhe publike

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka vizituar këtë të premte shkollën “Qamil Batalli” në Prishtinë.

Lajme

26/05/2017 17:01

Kurti aty tha se në rast se merr besimin për të qenë kryeministër i Kosovës do të hapë 160 çerdhe publike, transmeton Klan Kosova.

Më tej ai pohoi se edhe për mësimdhënësit do ketë banesa me kosto të përballueshme kurse përfitues të tyre do jenë rreth 4000 veta.