Kurti: Ndjehemi të revoltuar për arrestimin e Haradinajt

Ish lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti duke e komentuar arrestimin e Ramush Haradinajt nga autoritet franceze ka thënë se për këtë atyre jo vetëm që ju vjen keq për këtë rast por edhe ndjehen të revoltuar.

Lajme

10/01/2017 14:07

“Këto ditë intenzivisht është folur për arrestimi e Haradinajt dhe neve jo vetëm që na vjen keq për këtë arestim por edhe jemi të revoltuar sepse gjithmonë është negociuar pa kushte me Serbinë vetëm me kushte të Serbisë”, tha Kurti, përcjell lajmi.net.

Dialogu me Serbinë pa kushte sipas Kurtit, ishte një gjë që na kushtoi shumë shtrenjtë.

“Me Serbinë e kemi problemin e dyfishtë, edhe armiqësinë aktuale edhe krimet e saj të pasqaruara dhe të padënuara. Ky dialog i konvenon vetëm Serbisë dhe jo Kosovës e ne duhet ta kushtëzojmë Serbinë me ndërprerje të dialogut sepse edhe ju vetë po e thoni se kjo po i konvenon vetëm serbisë”, përfundoi Kurti./Lajmi.net/