Kurti: LDK-ja nuk është e gatshme t’i bashkohet protestës së 29 shtatorit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në konferencën e mbajtur sot ka bërë të ditur që më 29 shtator do të organizohet protestë kundër idesë për korrigjimin e kufijve.

Lajme

18/09/2018 13:28

Ai ka komentuar edhe mungesën e përkrahjes nga partitë politike opozitare, ku deklaroi se Lidhja Demokratike e Kosovës ma shumë po shprehë interesim për këto protesta se sa gatishmëri.

“Ne kemi pasur komunikim me udhëheqjen e LDK-së dhe përshtypja ime përfundimtare është që ata kanë më shumë interesim se sa gatishmëri. Unë besoj që këto protesta nuk janë veç të nevojshme, por edhe të domosdoshme”, ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti ka akuzuar presidentin Thaçi se po flet për një kompromis të dhimbshëm dhe se sipas tij po tenton të manipulojë me shqiptarët e Luginës.

“Qytetarët e Luginës duhet të jenë vigjilent dhe të vlerësojnë në bazë të veprave të reja, dhe jo në bazë të rrenave të vjetra”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se përkrahje për protestën e Vetëvendosjes nuk ka dhënë as Partia Socialdemokrate. /Lajmi.net/