“Kurti ka mundur t’ia jap Bahtirit Mitrovicën për Prishtinën, por a mundet nesër me ja dhanë Trepçën Pacollit për Kosovën”

Artisti dhe opinionisti Albert Heta përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Shpend Ahmeti tash e tutja duhet ta mban kokën poshtë.

Lajme

20/11/2017 12:58

Heta thotë se Ahmeti më nuk ka hapësirë me pretendu që ka legjitimitet për asgjë në Prishtinë, “sidomos jo për me kthy Prishtinën në vend të aventurave të tij dhe të Pacollit”.

Ky është postimi i plot i Hetës:

Edhe pse asgjë ende nuk ka marre fund, e kam nje porosi per Shpend Ahmetin, qe po arsyetohet qe nuk ka mujt me fitu ne Prishtine sepse Qeverine e ka pase kunder. Perkunder arsyetimeve, Shpend Ahmeti tash e tutje duhet me mbajte kryt poshte. As drejt, as nalt vetem poshte. Buzagazin me kontrollu. Edhe nese ndodhe qe e merr edhe nje mandat, me kete diference te ngushte te votave, dhe me votat e Pacollit, le te jene keto 240 vota apo pak me shume apo ma pak, Ahmeti me nuk ka hapesine me pretendu qe ka legjitimitet per asgje ne Prishtine, sidomos jo per me kthy Prishtinen ne vend te aventurave te tij dhe te Pacollit, as ne arene te apetiteve te pretendeteve privat dhe partnereve te tij te tjere, te vendit dhe te huaj, per ridestinimin e ketij qyteti ne pike koncentrimi te interesave te huaja, qofte ai nje Rexhep Erdogan, te rrezikshme per vendin dhe rajonin. Qyteti i Prishtines e ka denu me shuplake Shpend Ahmetin, ashtu sic e ka meritu, jo vetem per keto kater vjet te humbura dhe deshtimet e panumerta, por edhe per koalicionet me parti dhe biznismenet e dyshimte, qe perfundimisht ja largojne atij dhe partise se tij nga dora ligjerimin qe ky njeri apo kjo parti jane te pasterta apo e luftojne korrupcionin, ne kohen sa paguhen nga takstat tona me udheheqe nje Komune apo nje organ tjeter, qe nuk ka detyrim as obligim ligjor te kete rolin e percaktuar te sistemit gjyqesor. Tjeter, Levizja Vetevendosje me nuk mundet me thane qe garon e fiton e vetme as qe eshte tjeter nga partite e tjera qe e popullojne kete vend. Levizja Vetevendosje per shkak te ligjerimit qe din ma shume se te tjeret duhet me pagu ma shtrejte koalicionin me Pacollin ne Prishtine, koalicionin me Agim Bahtirin ne Mitrovice, por jo vetem, qe e bejne kete parti vetem nje mekanizem Makiavelist dhe Karierist, tani me pergjegjes per zhvillime per te cilat dikur ka me dhane pergjegjesi, sepse Albin Kurti ka mujt me ja dhane Agim Bahtirit Mitrovicen, si sakrifice per Prishtinen, por ceshtja eshte a mundet neser me ja dhane Trepcen Pacollit si sakrifice per Kosoven.