Kurti: Fabrikat e Gjakovës duhet të rihapen e të funksionalizohen

Zyrtarët e lartë të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti e Driton Çaushi, sot kanë vizituar Gjakovën.

Lajme

30/05/2017 18:32

Ata së bashku kanë vizituar fabrikat që nuk sot janë jashtë funksionit, ndërsa Kurit ka thënë se të gjitha fabrikat do të funksionalizohen me të ardhur ai ë pushtet, transmeton lajmi.net.

Ja shkrimi i plotë:

“Sot ishim për vizitë në Gjakovë, qytetin që dikur njihej për zhvillimin industrial i cili solli edhe avancim kulturor e arsimor të lavdërueshëm.

Politikat e privatizimit të egër e të korruptuar i kanë shkatërruar fabrikat dhe industrinë e Gjakovës, dhe sot rinia sheh të largohet prej atij qyteti, për arsye të papunësisë.

Gjakova e cila dikur ka qenë model i përparimit, sot është shndërruar në një qytet të lënë pas dore.

Por ne i kemi projektet pë rivitalizimin e industrisë dhe modernizimin e rihapjen e fabrikave. Me ne Gjakovës e krejt Kosovës do t’i rikthehet shkëlqimi”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/