Kurti: Edhe kjo Qeveri është e asfaltit, jo e arsimit e punësimit

Albin Kurti ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë se është e fokusuar vetëm në asfalt e jo në arsim, shëndetësi, punësim e zhvillim. Në një debat në Suedi, Kurti ka premtuar se në Parlament mërgata do të ketë vende të rezervuara.

Lajme

08/04/2017 18:51

“Model i tregtisë, i investimeve kapitale të kufizara në asfalt. Një model që nuk can kokën për arsim, punësim e zhvillim”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se duhet të ketë ulëse të rezervuara për mërgatën si dhe nënshtetësi të dyfishtë për gjithë ata që jetojnë jashtë Kosovës.

Kurti ka thënë se milionat që i dërgojnë mërgimtarët në Kosovë përdoren për blerjen e produkteve elementare ushqimore, shkruan Express.

Ai ka premtuar se me ardhjen në Qeveri të gjithë mërgimtarët do të regjistrohen si refugjatë që jetojnë në vende të ndryshme.

Kurti ka premtuar lehtësira për investimet e mërgatës.

Ish-lideri i Vetëvendosjes ka kërkuar nga kosovarët që jetojnë në Suedi të angazhohen sa më shumë nëpër organizata për të treguar të vërtetën për Kosovën dhe të kundërshtojnë gënjeshtrat  e Serbisë.

“Po  ashtu ju që jeni biznesmen duhet ë bashkëpunoni sa më shumë me njëri-tjetrin”, ka kërkuar Kurti nga shqiptarët e Suedisë.