Kurti e viziton Pantinën në shtëpi, ajo i qet çaj (Foto)

Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina e cila ndodhet në arrest shtëpiak përmes një fotografie që ka publikuar në rrjetin social Facebook, tregon se në shtëpinë e saj e kanë vizituar ish-lideri i VV-së, Albin Kurti dhe nënkryetari i VV-së, Driton Çaushi.

Lajme

28/02/2016 22:44

Për shkak të veprimeve të saj brenda Kuvendit të Kosovës në seancën e fundit për zgjedhjen e presidentit, Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur që Shqipe Pantinës t’ia caktojë masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh, njofton Klan Kosova.

“Arresti shtëpiak bëhet më i lehtë kur të vizitojnë njerëz të dashur”, ka shkruar Pantina.