Kurti dhe Delawie, diskutojnë për dialogun Kosovë – Serbi

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka takuar sot ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie.

Lajme

20/06/2018 18:18

Në një njoftim të tij Kurti ka bërë të ditur se kanë diskutuar për funksionimin e Kosovës në përputhje me parimet e demokracisë parlamentare.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me Ambasadorin Greg Delawie në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. Bashkë me Ambasadorin Delaëie diskutuam për funksionimin e institucioneve në Republikën e Kosovës në përputhje me shtetin e së drejtës dhe parimet e demokracisë në republikën parlamentare. Më tej trajtuam edhe çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të Kosovës, arsimin e punësimin, si dhe situatën në lidhje me dialogun me Serbinë. Ambasadorit Delaëie i shpjegova qëndrimet dhe punën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të gjitha këto çështje. U dakorduam për t’i vazhduar kontaktet dhe takimet e këtilla edhe në të ardhmen”.