Kurteshi: Nuk bashkëpunojmë me PAN-in, por s’i nënshtrohemi as LDK-së

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje!, Ismajl Kurteshi, ka treguar qëndrimet e kësaj lëvizje në raport me dy koalicionet për formimin e qeverisë së re.

Lajme

18/06/2017 23:15

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo lëvizje nuk do të bashkëpunojë me koalicionin PDK-AAK-Nisma dhe as nuk do t’u nënshtrohet kërkesave të LDK-së sa i përket krijimit të qeverisë së re.

Kurteshi ka thënë se LDK-ja duhet të reflektojë në raport me fuqinë politike që ka tash pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Sipas tij, projektin e Lëvizjes Vetëvendosje! për qeverisje duhet ta udhëheqë vetëm kandidati i këtij subjekti për kryeministër, Albin Kurti.

Kurteshi ka theksuar se koalicioni PAN nuk i ka votat për ta krijuar qeverinë e re.