Kurteshi: Haradinaj premtoi zbardhjen e rastit Dehari, por nuk po flet çfarë është ndërmarrë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami kurteshi, në një konferencë ka folur për rastin e vdekjes së ish aktivistit, Astrit Dehari.

Lajme

21/12/2017 13:45

Ai ka thënë se Familja Dehari nuk ka kërkuar ekspertizë për këtë rast, por ka kërkuar hetim nga një institut profesional zviceran, njofton Klan Kosova.

“Dje Prokuroria Themelore në Prizren në një mënyrë ka hap rrugë për një super ekspertizë të rastit Dehari nga instituti zviceran të cilin e ka kërkuar familja”.

“Familja Dehari nuk ka kërkuar ekspertizë dhe superekspertizë por hetim të pavarur ndërkombëtar nga instituti zviceran me renome botërore”.

“Këtë familja ia ka shfaqur Haradinaj dhe ka premtuar se kjo çështje do të marrë rrugë brenda pak kohësh”.

“Por ai nuk ka folur më se çfarë është ndërmarrë”, ka thënë Kurteshi tutje.