Kursyen 10 vite për t’i dhuruar nënës së tyre, veturën që gjithmonë e kishte ëndërruar (Video)

Vëllezërit Knust kishin kursyer për 10 vite, vetëm dhe vetëm që t’i dhuronin nënës së tyre si shenjë falënderimit veturën të cilën gjithmonë e kishte ëndërruar.

Lifestyle

27/12/2016 20:59

“Ky është një gjest i vogël si shenjë falënderimi për atë çfarë ka bërë për mua dhe Jason-in. Mbi 10 vite dëshiroj ta bëjë këtë, por tani kjo ëndërr është bërë realitet”, ka deklaruar Daniel Knust nga Sidnei i Australisë, transmeton  Telegrafi.

“Puna e palodhshme na është shpaguar, dhe këtë gjë na e ka mësuar nëna qysh kur ishim të vegjël. Këtë kurrë nuk do ta harrojë”, ka shtuar ai.

Daniel dhe Jason e kanë postuar videon në Instagram, në të cilën shihet reagimi i nënës të cilës i dhurojnë BMW 3 që e kishin fshehur në garazh.

“Nënë e di se si për vite të tëra ke ëndërruar për këtë BMW? Në garazh kemi diçka për ty”, dëgjohet Daniel duke i thënë nënës duke i bërë me dije se brenda garazhit fshihet diçka për të.

Vërehet qartë se si nëna e djemve fillon të kaplohet nga emocionet, të cilëve në një moment u thotë, “mos ma bëni këtë”.

Përdoruesit e Instagramit e kanë shikuar videon mbi 4.700 herë dhe kanë përshëndetur veprimin e djemve.

“Kjo nënë do të duhej të ishte krenarë me këta djem të mirë”, thuhej në një koment të shkruar. /Telegrafi/