Kursimtari Januzaj

Adnan Januzaj është duke shkëlqyer me paraqitjet e tij në fushë për Manchester Unitedin, por mund të mos jetë aq i shkathtë jashtë saj. Studentja Melissa McKenzie, 25-vjeçe ka zbuluar se doli në një takim me yllin kosovar të kampionit të Premierligës dhe u nda shumë e pakënaqur se si shkoi mbrëmja. Januzaj u paraqit…

Sport

27/01/2014 09:46

Adnan Januzaj është duke shkëlqyer me paraqitjet e tij në fushë për Manchester Unitedin, por mund të mos jetë aq i shkathtë jashtë saj.

Studentja Melissa McKenzie, 25-vjeçe ka zbuluar se doli në një takim me yllin kosovar të kampionit të Premierligës dhe u nda shumë e pakënaqur se si shkoi mbrëmja.

Januzaj u paraqit në gardërobë sportive si dhe e detyroi atë që të paguante për parking. “Kurrë nuk e kam takuar dikë më dorë shtrënguar në jetën time”, deklaroi ajo për tabloidin The Sun.

“Isha shumë e lumtur për takimin e parë. U njoftuam në një rrjet social dhe u vesha mirë e madje bëra edhe grimin duke shpenzuar 30 funte. Prisja që ai të vijë të më merr me një veturë luksoze, por në fund u desh që të merrja Fiestan time të vjetër dhe për më tepër pagova edhe parkingun”.

Melissa McKenzie

“Pastaj ai më tha se do të shkojmë në Nando’s, aty u bëra copë. Atje zakonisht shkoj për të ngrënë diçka në shpejtësi me shoqëri. Nuk prisja se do të dilja aty me një futbollist të Manchester Unitedit, e veshur me fustan dhe take të larta”, u shpreh ajo.

Përveç versionit të tregimit nga Melissa, The Sun shkroi se Januzaj së paku pagoi 18 funte për ushqimin por kjo nuk i solli ‘sukses’.

Januzaj në Manchester United përfiton 30 mijë funte në javë.