Kurshumli, banorët kërkojnë kthimin e xhandarëve dhe organizojnë roje

Banorët e disa fshatrave malore të Kurshumlisë, që gjenden në kufi me Kosovën, kanë paralajmëruar se do të organizojnë roje fshati, pas tërheqjes së xhandarmërisë nga baza e afërt në Tërpezë.

Lajme

22/04/2014 19:00

Banorët e këtyre fshatrave kanë kërkuar kthimin e xhandarëve shkaku i frikës që kanë nga shqiptarët të cillët jetojnë në fshatrat kosovare në kufi, kurse deri në kthimine  tyre do të organizojnë rohje fshati, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve Beta kryetari i bashkësisë së atjeshme lokale të quajtur Dobri Do, Radovan Jeliq.

Jeliq i ka thënë agjencisë së lajmeve se një pjesë e popullatës ka paralajmëruar largimin nga fshati për arsye të frikës për sigurinë e tyre.

“Menjëherë pas tërheqjes së xhandarmërisë nga ky fshat i Kurshumlisë, shqiptarët nga Kosova të hënën kanë shtënë me disa rafalë dhe këtë e kanë bërë buzë kufirit. Ne nuk ndjehemi të sigurt dhe nëse nuk na garantohet siguria, ne jemi të gatshëm të organizohemi dhe të vendosim roje fshati, nga që një pjesë e popullatës ka paralajmëruar largimin nga fshati”, ka deklaruar Jeliq.

Sipas tij, momentalisht pjesa e kufirit në gjatësi prej rreth 30 kilometrave ndërmjet Serbisë e Kosovës nuk ruhet nga askush.