Kurrë Teatri Kombëtar nuk ka qenë më antikombëtar – Lajmi.net
Kurrë Teatri Kombëtar nuk ka qenë më antikombëtar
Autori: Berat Armagedoni LajmeNacionaleOp-EdOpinion 19:37, 4 May 2017
Kurrë Teatri Kombëtar, as në kohën kur nuk ishim shtet e kur mbante tjetër emër, nuk e ka njollosur të kaluarën tonë më keq se sot

E bën këtë sot, Jeton Neziraj, në emër të familjes Jashari, të komandantëve, të ushtarëve e të kujt jo tjetër, edhe në emër të UÇK-së

Heshtin dramaturgët

Heshtin kritikët e teatrit

Heshtin mediet

Heshtin historianët

Heshtin shkrimtarët

Heshtin familjarët e të vrarëve, të masakruarve, të dhunuarve

Heshtin institucionet kulturore dhe ato shkencore dhe arsimore

Reagojnë pak njerëz, kërcënojnë edhe më pak dhe nuk kryen punë askush

S’e mbron kush luftën, luftën e UÇK-së që e quajnë të shenjtë, familjen Jashari që e quajnë legjendare, edhe familjet po të njëllojta me të Adem dhe të Hamëz Jasharit – të bëra fli, po për këtë liri

Teatri Kombëtar, drejtori Sopi, Këshilli Artistik i këtij Teatri, edhe Këshilli Drejtues, edhe MKRS-ja, ia japin mundësinë Jeton Nezirajt, në bashkëpunim me regjisor të huaj dhe aktorë tanë, për një grusht para, të luajnë lojë antikombëtare në kurriz të kombit shqiptar dhe të vlerave të UÇK-së, të familjes Jashari e të familjeve të tjera, po të njëllojta me familjen Jashari

“Bordel Ballkan” i pistë, i qëllimtë, me mision politik, etnik, kriminalistik, propagandistik, pornografik dhe pa kriter etik dhe aspak kulturor, shfaqet midis Prishtinës, pa kurrfarë keqardhje ndaj askujt

“Bordel Ballkan”, me asnjë parametër regjisorial, nuk është shfaqje për t’u parë dhe për të mësuar gjë nga ajo edhe nëse veç kanë menduar se po ia transmetojnë, si medium i ndjeshëm dhe shpirtëror, tmerrin e komandantëve dhe të ushtarëve tanë, edhe neve, edhe të huajve

“Bordel Ballkan” bën përpjekje t’i legjitimojë akuzat e deritashme dhe të ardhshme e të paqena të Serbisë kundrejt shqiptarëve, ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së, edhe të Gjykatës Speciale kundrejt komandantëve që do të shkojnë të gjykohen po njëjtë si te Perëndia

“Bordel Ballkan”, Jeton Neziraj, me teatër, me lojë, me qëllime politike të fëlliqura, ngre akuza të tjera dhe të reja ndaj pjesës më të ndritshme dhe të ndjeshme të historisë së Kosovës, ndaj ushtrisë së saj dhe ndaj familjeve më të mëdha të flijuara po për lirinë e sotme që jetojmë e që na njollosin kundërkombëtaristët

Jeton Neziraj, ti e shkrove një tekst të ndyrë dhe ai e bëri një shfaqje teatrore të ndyrë

Kështu, me bullgarë, me lojë skenike e me këso paraqitje, sipas mendjes tënde – reale, u shërben serbëve edhe 18 vjet pas luftës, po në muajin kur kujtohen shumë dëshmorë, shumë heronj, shumë viktima të luftës të shkaktuara nga serbët

Unë edhe mund të të shaj me nënë por, e shkreta ajo, nuk e ka as edhe një faj që e ka nxjerrë në dritë një qenef artist si ti kaq të madh dhe të paturpshëm e të padinjitetshëm

I turpëruar do të jetosh, Jeton

Fjalët kyçe: Berat Armagedoni, Teatri

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Bike Rivals
  • Play Bow Master Japan
  • Play Stealth Sniper