Kurrë mos e hidhni lëvorën e shalqirit

Ditët e nxehta nuk mund të mendohen pa këtë frut, por ja që të gjithë kemi qenë duke e ngrënë gabim gjatë gjithë kësaj kohe !

Lifestyle

23/06/2016 04:38

Lëkura e shalqiu nuk duhet hedhur kurrësesi në koshin e mbeturinave pasi studimet kanë treguar se gati 95% e vlerës ushqyese ndodhet në të.

Duhet t’i mbani mend glikotë e gjysheve me lëkura shalqiu dhe vetëm ato i paskan ditur vlerat e lëkurave pasi ne nuk e marrim mundimin të bëjmë diçka me to. Pasi të lexoni më poshtë se si ndikojnë lëkurat e shaliqiut në organizmin tonë do të siguroheni që nga ky frut të merrni çdo vlerë ushqyese e vitaminë të mundshme.

Lëkurat janë të pasura me vitamina si A, C dhe B6, zink, kalium, dhe magnez. Ju mund të gjeni sasi të mëdha të Lycopeneve në lëkurat e shalqiut. Lycopene është një antioksidant i fuqishëm që mund të mbrojë trupin tuaj nga sëmundjet e ndryshme. Lëkurat e shalqiut (pjesa e bardhë) ju ndihmon të bini në peshë pasi lëkurat janë të pasura me fibra.

Rregullon presionin e gjakut Duke eliminuar ujin e tepërt nga sistemi juaj, lëkurat e shalqiut kontrollojnë tensionin e gjakut. Studimet tregojnë se lëkurat  janë jashtëzakonisht të efektshme në rregullimin e presionit të gjakut tek të rriturit. Përmirëson sistemin tuaj urinar Lëkura e shalqiut parandalon infeksionet e traktit urinar dhe e mban atë të shëndetshme. Ato mbajnë në gjendje optimale funksionin e veshkave./living.al