Kurorëzohen LDK-ja me PDK-në

Vajza e Ahmet Shalës, ministër në qeverinë e kaluar të PDK-së dhe aktualisht Ambasador në Japoni, është martuar në djalin e ish-ministrit të LDK-së, Skender Hyseni.

Lajme

31/08/2014 16:56

Lidhja mes këtyre dy familjeve është kurorëzuar më martesën e Ylli Hysenit me Gjyljeta Shalën.

Gazeta Express merr vesh se për t’i argëtuar mysafirët është përkujdesur këngëtari llapjan Nysret Muçiqi.

Ndryshe, djali i zyrtarit të LDK-së, punon në kompaninë turke Limak Kosova, ndërsa, studimet i ka përfunduar në një kolegj privat në Kosovë.