Kuriozitetet e shortit

Shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve solli veçoritë e tij. Tërheqja e goglave në Monaco i pati karakteristikat e veta mjaft interesante.

Sport

28/08/2014 21:49

Si çdo vit, shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve ka zgjuar kureshtje të madhe. Një ‘incident’ simpatik ndodhi kur Iker Casillas e vendosi fatin e Real Madridit të tij dhe i ra gogla nga duart.

Po ashtu, shorti solli shumë takime nga e kaluara, Zlatan Ibrahimovic do të luajë kundër dy ish skuadrave të tij, Barcelona dhe Ajax Amsterdam.

Carlo Ancelotti do të takohet me Mario Balotellin e Cesare Prandelli me Ciro Immobilen.

Walter Samuel do të rikthehet në Madrid me Baselin. Pastaj, Ludogorets, skuadër e themeluar 13 vjet më parë, kurse tani do të luajë kundër Liverpoolit e Real Madridit. 

Po ashtu, përforcimi i ri i Bayern Munichut, Mehdi Benatia do të ndeshet menjëherë me ish skuadrën e tij, Roma.