Kuriozitete nga dueli Bayern – Real

Bayern Munichu dhe Real Madridi do të përballen të martën mbrëma në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Më poshtë mund t’i ndiqni disa statistika nga përballja e dy gjigantëve evropianë, që do të luajnë në Allianz Arena.

Sport

29/04/2014 19:22

– Real Madrid e Bayern Munich janë përballur në mes vete dhjetë herë në Ligën e Kampionëve në Munich, ku ekipi spanjoll nuk ka fituar kurrë. Nëntë fitore të gjermanëve dhe një barazim.

– Në ndeshjen e parë, Bayerni ka dominuar në posedimin e topit, me 70%, por pa e rrezikuar portierin Casillas. Pas golit të Benzemas, ka qenë skuadra e Ancelottit ajo që e ka lëshuar mundësinë që ta dyfishojë rezultatin.

– ‘La Decima’ është bërë obsesion Real Madridin, i cili si kurrë më parë, mund të llogarisë në një super fuqi të zjarrtë në sulm. Duke i numëruar titujt e përbashkët me Bayernin, atëherë po flasim për 14 tituj evropianë, që do të zbresin në fushën e blertë.

– Do të jetë portugezi Pedro Proenca që do ta drejtojë ndeshjen delikate gjysmëfinale ndërmjet Bayernit dhe Realit. Gjyqtar ndeshjesh ndërkombëtare nga viti 2003, deri tash i ka drejtuar 88 ndeshje jashtë kufijve shtetëror.

– Në dhjetë përballjet në Ligën e Kampionëve, Real Madrid e Bayern Munich janë të barabartë: nga katër fitore për kokë dhe nga dy barazime në kompeticionin më të rëndësishëm evropian.

– Në dhjetë ndeshjet e fundit në mes kampionatit dhe kupave, Bayerni i ka sjell në shtëpi pesë fitore, dy barazime e tri humbje. Skuadra e Ancelottit ndërkohë i ka fituar shtatë ndeshje, i ka humbur tri dhe nuk kishte barazime.