Kuriozitete dhe statistika: Atletico – Chelsea

Atletico Madrid dhe Chelsea takohen sonte në duelin e tyre të parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Lexoni kuriozitetet dhe statistikat më interesante të këtyre dy skuadrave. 

Sport

22/04/2014 17:55

Atletico Madrid pret Chelsean sonte në duelin e tyre të parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra spanjolle do të zhvillojë një prej ndeshjeve më të rëndësishme në histori të klubit. Ekipi i Diego Simeones dëshiron të udhëtojë drejt Londrës me një rezultat të favorshëm.

Mirëpo, Jose Mourinho dhe skuadra e tij do të mundohen të përkujdesen që kjo të mos ndodhë. Në ndërkohë, Opta ka publikuar statistikat dhe kuriozitetet më interesante të skuadrave:

1) Humbja e fundit e Chelseas kundër një skuadre spanjolle ishte ajo ndaj Barcelonës në Stamford Bridge në shkurt të vitit 2006.  

2) Atletico Madrid dhe Chelsea janë takuar tri herë më parë, dy herë në Ligën e Kampionëve dhe një herë në Superkupën e Evropës. Të dyja skuadrat kanë fituar nga një ndeshje, kurse një herë tjetër u ndanë në barazim.

3) Në tri duelet zyrtare mes Atleticos dhe Chelseas janë realizuar 13 gola.

4) Atletico Madrid ka fituar dy prej tre dueleve të fundit kundër skuadrave angleze në garat evropiane.

5) Skuadra madrilene ka vizituar Anglinë nëntë herë në kuadër të garave evropiane, duke shënuar vetëm një fitore, ndaj Leicester në shtatorin e vitit 1997, kurse ka barazuar katër herë dhe është mposhtur po aq herë.

6) Atletico Madrid është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Evropës/Ligës së Kampionëve, për herë të parë nga viti 1974, kur humbi në finale nga Bayern Munich.

7) Atletico Madrid ka pësuar vetëm pesë gola në 10 ndeshjet e zhvilluara deri më tani gjatë këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, bilanci më i mirë defanziv i garës.

8) Atletico Madrid është i vetmi ekip pa humbur në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve, 8 fitore dhe 2 humbje.

9) 45 përqind të golave të Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve këtë sezon janë shënuar në 15 minutat e fundit të ndeshjeve, 10 nga 22.

10) Atletico Madrid është skuadra me numrin më të madh të kartonëve të verdhë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, 23.

11) Chelsea është kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të shtatë nga 2003/04, më së shumti me Barcelonën.

12) Chelsea ka pësuar vetëm një humbje në dhjetë ndeshjet e fundit të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve, 3:1 në udhëtim te Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë çerekfinale këtë edicion.

13) 61 përqind të golave të Chelseas në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve janë shënuar në pjesën e parë të ndeshjes, 11 nga 18.

14) Kjo është hera e tetë nga 10 edicionet e kompletuara nga Jose Mourinho në karrierën e tij si trajner që ai kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Hera e tretë me Chelsean mes 2005 dhe 2007, por nuk ka kaluar asnjëherë në finale me Blues.

15) Mourinho ka fituar tri nga katër ballafaqimet me Atletico Madridin e Diego Simeones në të gjitha garat si trajner i Real Madridit.

16) Demba Ba ka shënuar në tri duelet e tij të fundit në Ligën e Kampionëve. Ai ka mesatare prej një goli qdo 47 minuta, përqindja më e mirë nga të gjithë futbollistët në edicionin e sivjetmë të garës.