lajmi.net

Kurdisje në La Ligë

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se ndeshja Levante – Real Zaragoza nga viti 2011 është duke u hetuar nën dyshimet se ishte e kurdisur.

Sport

25/09/2014 15:04

Dy gazetat më të mëdha sportive spanjolle “Marca” dhe “AS” kanë raportuar se ndeshja mes Levante dhe Real Zaragozas, tri edicione më parë, është duke u hetuar nën dyshimet se ishte e kurdisur.

Zaragoza në maj të vitit 2011 fitoi në udhëtim te Levante me rezultat 2:1, kurse më tepër se 20 futbollistë kanë përfunduar nën hetime nga organizata që lufton krimin e organizuar në Spanjë.

Sipas “Marca” dhe “AS”, ekzistojnë dyshime se ndeshja ishte e kurdisur në mënyrë që Zaragoza t’i sigurojë pikët e mbijetesës në La Ligë pasi arriti të përfundojë sezonin me 45 pikë, në pozitën e 13-të, kurse në Segunda shkoi Deportivo La Coruna.

Po ashtu, në bastore pati shumë pagesa në fitoren e Zaragozas, para dhe gjatë ndeshjes. 

Kurdisje në La Ligë

Presidenti i ligës spanjolle Javier Tebas ka thënë se së paku tetë ndeshje në dy ligat e para të Spanjës në futboll janë të kurdisura, çdo sezon. Në deklaratat e tij për BBC World Football Show, Tebas po ashtu bëri thirrje për dënime të përjetshme për ata që përfshihen në ndeshje të kurdisura. “Mes ligës…

Sport

11/10/2013 18:15

Presidenti i ligës spanjolle Javier Tebas ka thënë se së paku tetë ndeshje në dy ligat e para të Spanjës në futboll janë të kurdisura, çdo sezon.

Në deklaratat e tij për BBC World Football Show, Tebas po ashtu bëri thirrje për dënime të përjetshme për ata që përfshihen në ndeshje të kurdisura.

“Mes ligës së parë dhe të dytës, rreth tetë deri në dhjetë ndeshje janë manipuluar, çdo sezon. Nëse nuk bëjmë veprime të menjëhershme, infeksioni do të rritet”, deklaroi ai.

Tebas, i cili është në drejtim të dy ligave të para të Spanjës po ashtu tha se beson se problemi kryesor vjen nga mafia ndërkombëtare.

“Tingëllon më e lehtë për futbollistët me probleme financiare të korruptohen por nuk mund t’i përgjithësojmë. Ndodh edhe me futbollistët që përfitojnë shumë para, që janë rehat por mundohem të sinjalizojë fajtorët”, u shpreh ai.

LM