Kurdët nga Turqia i bashkohen betejës për të shpëtuar qytetin kurd të Sirisë nga ISIS

Qindra luftëtarëve kurdë nga Turqia kanë mbërritur në qytetin kurd të Sirisë, Ayn al-Arab që të bashkohen me një grup të milicisë kurde që po luftojnë për të mbajtur jashtë forcat e ISIS. 

Bota

20/09/2014 22:03

Përleshjet po vazhdojnë zonë midis milicisë, të quajtur Njësia e Mbrojtjes së Popullit dhe luftëtarëve të ISIS, ka bërë të ditur për CNN një aktivist sirian për mbrojtjen e të drejtave të njeriut me bazë në Londër, transmeton lajmi.net.

Qyteti sirian kurd Ayn al-Arab, ose Kobani siç është i njohur për vendasit, është një ishull, i rrethuar nga ISIS në tre fronte, ndërsa në veri kufizohet me Turqinë.

Qyteti tashmë është bllokuar nga ISIS, ndërsa ditëve të fundit rreth 60 fshatra kanë rënë nën kontrollin e terroristëve. 

ISIS, që i referohet vetes si shtet islamik, mori 39 fshatra vetëm të premten, kur forcat kurde u tërhoqën nga pozicionet.

Mostafa Baly, një aktivist kurd brenda qytetit Ayn al-Arab, i tha CNN-it të shtunën se ka pasur përleshje të ashpra ndërmjet ISIS dhe milicëve kurd, 20 kilometra në lindje dhe në jug të qytetit, dhe 25 kilometra në perëndim.

“Nuk bëhet më fjalë për marrje për tërheqje apo marrje nën kontroll të territoreve. Ajo që po bënë Njësia për Mrtojtjen e Popullit, rezistenca ndaj sulmeve të ISIS për të mbrojtur 50 mijë kurdët nga ndonjë masakër”, ka thënë ai.

Mësohet se qindra luftëtarë kurd janë nisur nga Turqia për t’u bashkuar me bashkombasit e tyre nga Siria në vijën e parë të frontit, për të mbrojtur qytetin ku po zhvillohet një betejë ekzistenciale. 

Frika për një krizë humanitare në Ayn al-Arab u rrit këtë javë pasi njerzit e zhvendosur u bllokuan në mes të luftimeve dhe kufirit turk.

Turqia më në fund ka hapur kufirin e vet të premten, duke lejuar të zhvendosurit të hyjnë në krahinën e saj juglindore Sanliurfa. (lajmi.net)