Kurdët dhe Ushtria e Lirë Siriane bëhen bashkë në luftën kundër ISIS-it

Kurdët dhe luftëtarët e Ushtrisë së Lirië Siriane, kanë bashkuar forcat për të mbrojtur qytetin kufitar me Turqinë, Kobane. Lajmin e bënë të ditur “Zëri i Amerikës”, duke cituar presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan. 

Bota

25/10/2014 19:24

Erdogan, i cili ka rënë dakord të lejojë rebelët sirianë të përdorin vendin e tij si rrugë transiti për në Kobani, njoftoi se ishte arritur një marrëveshje për këtë çështje.

“Partia Bashkimi Demokratik ka thënë se ka pranuar kalimin e 1300 njerëzve nga Ushtria e Lirë Siriane dhe tani ekipet tona janë duke biseduar mbi rrugët që duhet të përdoren për kalimin e tyre”.

Megjithatë, “Reuters” njofton se një udhëheqës i një partie të madhe të kurdëve të Sirisë thotë se nuk është arritur një marrëveshje e tillë.

Por “Zëri i Amerikës” raporton se Turqia ende nuk është angazhuar ushtarakisht në Siri, dhe nuk është bashkuar me sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik që udhëhiqen nga Shtetet e Bashkuara.