Kurajo pa limit (Video)

Jeremie Heitz është një prej sportistëve “Free Ride” më të respektuar në botë. Paraqitjet e tij në Freeride World Tour i kanë dhënë shumë prestigj dhe reputacion këtij skiatori, që është 28 vjec, edhe pse titulli botëror i mungon ende.

Fun

04/12/2017 07:47

Përpara 2 vitesh, skiatori zviceran u përfshi në një projekt bashkëpunimi me Red Bull që parashikonte zbritjen e tij në 15 pjesët më të thepisura dhe më të rrezikshme të Alpeve si pjesë e sxhirimit të filmit me titull ‘La Liste’, i cili u shjfaq në ekrane vitin e kaluar, transmeton Top Channel.

Pjesë të këtij filmi po komentohen shumë kohët e fundit sic eshtë rasti i kësaj zbritjeje që në harkun e pak ditëve ka arritur në kuotën e 1 milionë riprodhimeve.